Flash News

KRYESORE

Nuk do ketë më policë në stadium, ndeshjet në dorë të kompanive private

Nuk do ketë më policë në stadium, ndeshjet në dorë

Këtë sezon nuk do të ketë më punonjës policie në stadium gjatë ndeshjeve të futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit në vigjilje të nisjes së Kampionatit Kombëtar organizoi sot një tryezë bashkëbisedimi me përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku tha se mosprezenca më e policisë së shtetit në stadium gjatë ndeshjeve, është sipas amendimit më të fundit të Ligjit për Sportin.

Kompanitë private të Security-së janë ato që së bashku me klubet do të garantojnë rendin dhe qetësinë. Gjithashtu, sekretari Shulku kërkoi të merren masat për të pajisur me kamera sigurie ambientet e brendshme të stadiumeve, teksa theksoi që pikërisht në të tilla zona nuk duhet të qarkullojë asnjë person i paautorizuar dhe pa akreditimin zyrtar përkatës.

Të fundit