Flash News

KRYESORE

Nuk do ta besoni sa fanella të Ronaldos janë shitur në 24 orë

Nuk do ta besoni sa fanella të Ronaldos janë shitur në 24

Juventus ka nisur të marrë përfitimet e para nga Kristiano Ronaldo, ndërkohë që ylli portugez nuk ka luajtur ndeshjen e parë me fanellën bardhezi.

“Yahoo Sports Italia” raporton se vetëm në 24 orët e fundit janë shitur 520,000 fanella në dyqanet zyrtare të Juventusit dhe “Adidas”-it.

Përkatësisht, 20,000 nga to janë shitur në dyqanet e Juventusit dhe Adidasit nëpër botë, kurse 500,000 në dyqanet zyrtare online.

Sipas ‘Il Sole 24 Ore’, nëse llogaritet  nga shitja e fanellave të reja prej 104 euro, atëherë i bie që 520 mijë fanellat kanë kushtuar 54 milionë euro.

Një matematik e thjeshte thotë se gjysma e çmimit të blerjes së Ronaldos është nxjerrë dhe po rezulton transferimi i portugezit të bardhezinjtë po del të jetë fitimprurëse në çdo aspekt.

Të fundit