Flash News

KRYESORE

“Nuk do të jetë si dita e Çlirimit, as si në filma”, Rama shpjegon si do të funksionojë hapja graduale e masave

“Nuk do të jetë si dita e Çlirimit, as si në

Kryeministri Rama tha se hapja graduale e masave ndaj Covid-19 nuk do jetë si ditë çlirimi, por do jetë një hapje graduale.

Në emisionin ‘Open’ kryeministri tregoi se qeveria po përgatit një plan për hapje pjesë-pjesë të bizneseve.

I pyetur nga moderatorja Eni Vasili nëse ka një plan për rihapjen e bareve apo restoranteve, Rama u përgjigj se edhe për to po mendohet.

“Nëse shifrat që vijnë nga vija e zjarrit do të ulën, do fillojmë të shikojmë masat për ti dhënë rëndësi punës të rifillojë.

S’mund të hapim menjeherë bare e restorante. Por e për baret e restorantet do shikojmë.

Ajo që duhet të bëjmë është të lëvrojmë nga arka e shtëpisë sonë të përbashkët një masë parash, për të masur qetësi deri në periudhën e majit e të shohim me qetësi. E me ndihmën e Zotit nuk do kemi armikun në kundërsulm.

Nuk do jetë si ditë clirimi. S’do të jetë si ajo që jemi mësuar të shohim nga filmat e librat. Megjithatë të jemi optimistë”, tha Rama.

Të fundit