Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Nuk dorëzoi mandatin, kryetarja e degës së PD-Hajdarit: Për amanetin e Azemit foli Kiri në protestën e 5 marsit
Një ditë më parë, Rudina Hajdari bëri publik vendimin përfundimtar se nuk e dorëzon mandatin e deputetes, ashtu si pjesa tjetër e opozitës së bashkuar. Vendimin ajo e bëri të njohur për VOA në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë, Azem Hajdari, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë do t’i shpërbejë të ardhmes së vendit.
Reagimet pas vendimit të Rudina Hajdarit kanë qenë të shumta. Kryetarja e degës së PD në Tiranë, Mirlinda Çollaku, duke ndarë të njëjtin qëndrim të Gazmend Bardhit, sekretarit të Përgjithshëm të PD, i kujton deputetes Hajdari se sakrifica e të atit nuk do të shkojë dëm, pasi për këtë amanet foli vëllai i saj, Kiri në protestën e 5 marsit krah opozitës.
Reagimi:
Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.
Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve.
Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!