Flash News

KRYESORE

“Nuk dua që Basha të rikonfirmohet, dua që të zgjidhet”

“Nuk dua që Basha të rikonfirmohet, dua që të

Koordinatori i PD-së, Dritan Shano ka theksuar se nuk dëshiron që Lulzim Basha të rikonfirmohet si kryetar, por të zgjidhet, pasi kjo do i jap shpresë demokratëve. Gjithsesi, ai e ka një kritikë për Bashën kur thotë se katër vitet e ardhshme duhet të jenë dialog me demokratët dhe jo monolog, ndërsa i kujton se lideri nuk krijon ndjekës, por lidera të tjerë.

Reagimi i Dritan Shanos:

Dua që Lulzim Basha të mos rikonfirmohet sot si Kryetar i PD-së! Rikonfirmimi i tij, më së shumti do ishte një akt servil, një akt njëqelizor, që do të thotë se Basha mund të vazhdojë të bëjë në krye të PD të njëjtat gjëra që ka bërë këto 4 vjet që shkuan, me të njëjtat rezultate, dhe se produkti politik dhe vendndodhja e PD në politikën shqiptare sot është OK.

Uroj që Lulzim Basha të zgjidhet sot Kryetari i PD!! Uroj që Basha të mos zgjidhet se nuk kishte më të mirë se ai, por se ai është më i miri. Në rastin e parë kjo do ishte mjerim për Bashën dhe fatale për PD, në rastin e dyte do kishte shpresë tek Basha dhe shpresë për PD.

Nëse këto 4 vjet janë dukur më së shumti si monologu i Bashës me demokratët, uroj që 4 vjetët e tjerë të jenë, pa asnjë zig-zag, dialogu i drejtpërdrejtë i Bashës me demokratët që PD të vijë në pushtet.

Ne duhet të vijmë në pushtet si një Parti e djathtë, me vlera, moral dhe identitet të qartë politik – Partia Demokratike duhet të jetë partia e mundësive të barabarta, guximit dhe krijimit të pasurisë për shqiptarët dhe jo partia e frikës, privilegjeve dhe harxhimit të pasurisë së shqiptarëve.

Lulzim Basha, shpresoj të mbash parasysh se: “Lideri nuk krijon ndjekës, por krijon lidera të tjerë.” Ky ka qenë dhe mbetet, njëherësh, çelësi dhe prova e suksesit.

Mesazhi i Eduard Selamit në ditën e zgjedhjeve: Është shans historik

Incidenti që u filmua nga kamerat në takimin anti-Basha; Demokrati ngrihet në këmbë, ndërhyjnë personat nga salla…

Të fundit