All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Nuk duhet të ma kishe bërë këtë”, përlotet për herë të parë në studio Rike Roçi

Rike Roçi është vajza bukuroshe që publiku shqiptar e njohu në shtëpinë e Big Brother. Më pas Rikja vazhdoi jetën e saj por gjithmonë ishte në qendër të mediave e sidomos në Europianin “Francë 2016”. Çdo media botërore pasqyroi imazhet e saj në radhët e tifozëve kuq e zi dhe Rikja nuk mund të ndihej më krenare se kaq. Aktualisht Rike i është rikthyer spektaklit “Dancing With the Stars” dhe ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Një kat më lart”. Rikja gjithmonë e ka shprehur se pika e saj e dobët ka qenë dhe do të mbetet babi i saj i ndjerë. E pyetur nga moderatori Ermal Peçi për babanë e saj, ish-banorja e “Big Brother”, shpërtheu në lot dhe tha se s’duhet t’ia kishte bërë këtë pyetje. “Babi ka 2 vite që nuk jeton më. Kam qenë shumë e lidhur me të, ka qenë pika ime e dobët. Më mungon tmerrësisht. Nuk ka ditë, natë që para se të fle të mos mendoj babin”, u shpreh Rikja e përlotur. Moderatori si për ta ngushëlluar i tha se dhe ai gjendet në të njëjtat pozita  dhe se gjërat nuk janë në dorën tonë, por na bëjnë më të fortë.

“S’duhet të ma bëje këtë pyetje”, tha Rikja duke mos i mbajtur dot lotët.

Të fundit