Flash News

KRYESORE

"Nuk e besonim se do të shpëtonte", - dëshmia e komshiut të Teqjes!

"Nuk e besonim se do të shpëtonte", - dëshmia e

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, shkaktoi një tronditje të madhe, pasi u hodh nga kati i gjashtë i pallatit të tij. Ai ishte pjesë e sfidës së Partizanit ndaj Teutës dhe menjëherë sapo u rikthye në shtëpi ndodhi dhe ngjarja e rëndë.

Ai ndodhet në spital, ndërsa burime të Politikos pranë stafit mjekësor të "Demave të kuq" bëjnë me dije se momentalisht gjendja e tij është nën kontroll, por ka probleme të mëdha në mushkëri. Ata kanë frikë se si do të reagojnë në mjekime dhe po e mbajnë nën moniturim gjithë kohën.

Politiko ka folur me disa nga komshinjtë e portierit dhe ata kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. "Dëgjuam një zhurmë të madhe dhe përplasje të fortë. Nuk e besonim se mund të mbijetonte, fatmirësisht ka shpëtuar", - thotë një nga komshinjtë i tmerruar, pa dashur të prononcohet me emër.

Të fundit