Flash News

KRYESORE

Nuk e di qendrën tënde të votimit? Në këtë ‘link’ mëson adresën e saktë

Nuk e di qendrën tënde të votimit? Në këtë

Situata politike në Shqipëri vijon të jetë e tensionuar dhe për këtë arsye është ende e paqartë nëse më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale, apo do të ketë shtyrje të datës ashtu siç sugjerojnë edhe anëtarët e CDU/CSU, partisë në pushtet në Gjermani.

Gjithsesi, Ministria e Brendshme ka njoftuar sot se ka përfunduar puna me listën e zgjedhësve dhe çdo qytetar mund të gjejë ‘online’ qendrën e tij të votimit.

Nëpërmjet këtij ‘linku’ <Lista Perfundimtare e Zgjedhësve> mund të gjeni adresën e saktë të qendrës tuaj të votimit.

Në tre kutitë bosh, ju duhet të vendosni emrin tuaj, emrin e babait dhe mbiemrin, më pas shtypni “kërko”. Të dhënat do të shfaqen në fund të faqes.

Të fundit