Flash News

KRYESORE

“Nuk e dija që ishe arkitekte", Spiropali dhe Hajdari përplasen për Teatrin: Të të vijë turp, kërko falje!

“Nuk e dija që ishe arkitekte", Spiropali dhe Hajdari

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali dhe deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari kanë replikuar në Kuvend lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi kjo e fundit u shpreh kundër shembjes së godinës.

“Nesër është thirrur në Këshilli bashkiak për të miratuar shkatërrimin, tërhiquni nga ky vendim sepse e dini fare mirë që është një godinë e shenjtë dhe duhet ruajtur", tha Hajdari.

Spiropali tha se ndërtesa do të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një godine dinjitoze, ndërsa i cilësoi ata që protestojnë kundër shembjes së tij si "politikanë teatralë".

"Ata që protestojnë për teatrin janë disa politikanë teatralë. Teatri do kthehet më i fortë dhe më dinjitoz. Nuk kemi pasur teatër. Shumica. 98% e aktorëve që i kanë dhënë shpirt asaj skene do i japin shpirt godinës së re”, tha Spiropali.

Menjëherë pas saj ka replikuar Hajdari, e cila i kërkoi ministres të kërkojë falje për deklaratën.

Nuk e dija që ishe arkitekte të na tregosh si ndërtohet teatri. Teatri ka një shpirt, ka një histori dhe duhet të ruhet, mos ofendoni artistët. Të isha në vendin tuaj do e tërhiqja atë fjalë dhe do kërkoja falje publikisht", tha Spiropali ndër të tjera.

Të fundit