Flash News

KRYESORE

Nuk e ftuan Rita Orën në koncertin e Prishtinës, babai i Dua Lipës shpjegon vendimin

Në datat 10, 11 dhe 12 gusht do të mbahet në Prishtinë  “Sunny Hill Festival” , ku do të jenë të pranishëm emra shumë të njohur të muzikës botërore. Por ajo që ka rënë në sy dhe është diskutuar, është dhe mungesa e këngëtares Rita Ora.

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë një mosmarrëveshje dhe nuk flasin bashkë, ndaj mendohej se kjo mund të ishte dhe arsyeja pse babai i Dua Lipës, krijuesi i këtij festivali, nuk e ka ftuar Ritën.

Mirëpo dje në një konferencë për shtyp në Prishtinë, Dukagjin Lipa ka shpjeguar për gazetarët këtë vendim pasi është pyetur:

“Duam që ky festival të ketë jetë të gjatë dhe të mbahet çdo vit, kështu që në çdo edicion të sjellim artistë të ndryshëm. Vitin e ardhshëm do ta ftojmë edhe Rita Orën e Bebe Rexhën.”

 

Të fundit