Flash News

KRYESORE

"Nuk e kam aspak të lehtë. Jam e dërrmuar", reagon për herë të parë Elvana Gjata

"Nuk e kam aspak të lehtë. Jam e dërrmuar", reagon
Pas vrasjes në ish-Bllok, ku u përfshi dhe i fejuari i Elvana Gjatës, këngëtarja është larguar nga Shqipëria. Që prej atij momenti, Elvana u largua nga çdo rrjet social dhe jeta publike. Fansat e saj ishin kureshtar për të ditur se çfarë bëhet me të, por Gjata vendosi të merrte veten nga gjithë ngjarja, komentet dhe lajmet. Për herë të parë qëkur ka ndodhur ngjarja, Elvana ka reaguar sot menjë shkrim të gjatë në Instagram. Këngëtarja shkruan se është "e dërrmuar" nga fjalët dhe se nuk e ka aspak të lehtë. Por, falënderon fansat dhe kolegët për mbështetjen:
Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet ti them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke më ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm, dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi. Po… kam kaluar një periudhe shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë,fjalë... edhe më shumë sesa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë… Kurrë në jetën time si kam dashur keq askujt...ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në çdo koncert e çdo video që ju keni publikuar me këngët e mia. Nuk e kam aspak të lehtë, por ju kam ju... e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri në më shumë se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund të jetoj...
 
View this post on Instagram
 

Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi. Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale... edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale… Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt...ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia. Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju... e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj... 🎶🎶🎶🎶🎶🎶

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Të fundit