Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Nuk e kam aspak të lehtë. Jam e dërrmuar", reagon për herë të parë Elvana Gjata
Politiko
1 Shkurt 2019, 20:53
Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet ti them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke më ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm, dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi. Po… kam kaluar një periudhe shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë,fjalë... edhe më shumë sesa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë… Kurrë në jetën time si kam dashur keq askujt...ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në çdo koncert e çdo video që ju keni publikuar me këngët e mia. Nuk e kam aspak të lehtë, por ju kam ju... e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri në më shumë se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund të jetoj...