Flash News

KRYESORE

Nuk e kishte dhënë ende puthjen e parë, këngëtarja puth konkurrentin në skenë

Megjithëse po e ruante për momentin më të bukur të jetës së tij, Katy Perry ka puthur në buzë  19-vjeçarin duke i rrëmbyer kështu puthjen e parë konkurrentit të “American Idol”.

Benjamin Glaze u pyet nga Kety Perry për lidhjen e tij të mëparshme, pasi kënga që ai do të performonte ishte një baladë për dashurinë e humbur.  19-vjeçari ka habitur me përgjigjen që ka dhënë pasi ai pohoi se nuk ka qenë kurrë në një lidhje dhe nuk e ka dhënë kurrë puthjen e tij të parë.

Katy Perry u habit nga kjo përgjigje dhe u ngrit në këmbë duke e ftuar Benjamin-in të jepte një puthje në faqe, por në momentin që ai u afrua ajo e puthi në buzë.

“Ishte një moment magjik, sapo putha Katy Perry-n, por nuk jam shumë i lumtur pasi po e ruaja për momentin më të bukur të jetës sime”, ka thënë 19-vjeçari.

Të fundit