Flash News

KRYESORE

“Nuk e kuptoj fare”, akademiku Fuga: Bunkeri rindërtohet sërish, Teatri prishet

“Nuk e kuptoj fare”, akademiku Fuga: Bunkeri rindërtohet

Akademiku Artan Fuga, në një reagim në Facebook, ka bërë krahasimin ndërmjet dy godinave, njëra që prishet dhe njetra që restaurohet.

Por, Fuga ka dickka që nuk kupton fare. “Nuk kuptoj se përse një Bunker që nuk ka qenë fare në të kaluarën dhe ca kanale të nëndheshme aty midis Ministrisë të Brendshme dhe Bashkisë rindërtohen dhe thuhet se shërbejnë si muze, kurse ndërtesa e Teatrit, pak metra më tutje duhet prishur dhe nuk shërben si muze.

Nuk e kuptoj fare.

Aq më shumë që Piramida disa qindra metra më tej edhe ajo u ruajt me pretendimin se është Muze.

Nuk e kuptoj fare strategjinë muzeale në kryeqytet”, shkruan akademiku Fuga, duke ironizuar në këtë mënyrë vendimet që merr qeveria.

Të fundit