Flash News

KRYESORE

Nuk e la të luftonte e vetme kancerin, ish-bashkëshorti pranë ‘Sulltaneshës Hyrrem’

Serialet turke janë shumë të ndjekura në Shqipëri dhe sidomos “Sulejmani i Madherishëm”, ku Sulltanesha Hyrrem është një nga aktoret më të spikatura të këtij seriali.Sigurisht që aktorët kaq shumë të dashur për publikun, kanë dhe një jetë reale, dhe Vahide Perçin që luan rolin e Sulltaneshës Hyrrem është përballur me kancerin.

Para 5 vitesh, Vahide është ndarë me bashkëshortin e saj Altan Gördüm. Martesa e tyre zgjati 22 vite por divorci nuk e ka ndaluar ish-bashkëshortin për t`i qëndruar pranë Vahides. Ai është rikthyer, për t’i qëndruar asaj pranë në këto ditë të vështira. Çifti nuk ka dashur që ta bëjë publike këtë rikthim, por janë fotografuar bashkë në makinë apo teksa darkonin.

Të fundit