Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Nuk e njeh Republikën e Kosovës, por ministri i Jashtëm i Rumanisë e trajton si shtet të barabartë
Rumania është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, megjithatë, kryesimi i këshillit nga ky shtet nuk do e pengojë avancimin e Prishtinës në rrugën evropiane.
Ministri i Jashtëm rumun, Teodor Melescanu, ka folur për angazhimin e vendit të tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe procesit të integrimit. Gjatë deklaratës, Melescanu e ka trajtuar Kosovën si shtet të barabartë me shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor.
“Na mbeten dy vende në Ballkan, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që janë në një fazë fillestare, me ta ne do të jemi gati të flasim dhe të shohim si mund të mbështeten përpjekjet e tyre europiane, nëse kjo është ajo që ato dëshirojnë në nivel qeverish dhe shtetesh në fjalë”, ka deklaruar Melescanu në intervistën për ‘DW’.
Në politikën e Bukureshtit kanë ekzistuar gjithnjë dy rryma të forta pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj deklarate, muajt në vijim do të tregojnë nëse Rumania po ecën ose jo në drejtim të njohjes së Kosovës.
Drejton këshillin e BE-së, Rumania: Shqipëria duhet të marrë ftesë të qartë për negociatat