Flash News

KRYESORE

'Nuk e quaj vjehrrë', Jonida flet për herë të parë mbi raportet që ka me prindërit e Romeos

'Nuk e quaj vjehrrë', Jonida flet për herë të
Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj janë vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë së fundmi pasi konfirmuan në publik lidhjen e tyre. Ata bëjnë shpesh deklarata dashurie në rrjetet sociale, për të treguar se po kalojnë mirë në praninë e njëri-tjetrit. E ftuar në  “Ora e Tiranës”, Maliqi ka folur edhe për marrëdhëniet me prindërit e Romeos, por duke preferuar të mos e quajë vjehrrë të ëmën e tij, e duke sqaruar se ende nuk mban një unazë në gisht.  “Me të ëmën e Romeos e kam marrëdhënien shumë të mirë, por nuk quhet vjehrrë. Unë s’kam unazë në gisht. Romeo është shoku im, ajo është mami i Romeos. Kemi një marrëdhënie solide, shumë të mirë. Romeo ka dy prindër të mrekullueshëm, kam një kimi shumë të mirë me ta, i respektoj dhe më respektojnë në një marrëdhënie shumë solide”, u shpreh Jonida. Po ashtu këngëtarja tregoi se po punon për një këngë të re , tekstin e së cilës ja ka shkruar, Romeo. “Kam një këngë që ka dalë nga studio, një bashkëpunim me një artist xhamajkan që jeton në Kanada, dhe na ka ngelur videoja pa xhiruar prej situatës së krijuar nga pandemia. Paralelisht po punoj me një material tjetër muzikor dhe Romeo po shkruan tekstin e saj”, tha Jonida.
 
View this post on Instagram
 

Peace is the promise you keep 💙@jonidamaliqi

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on

Të fundit