Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kishte planifikuar të zhvillonte një vizitë zyrtare në Tiranë, më 1 nëntor. Kjo vizitë, e cila do të ishte e para e një kryeministri izraelit, u shty për shkak të ndarjes nga jeta më 31 tetor të David Azoulay, ministër i Çështjeve Fetare në qeverinë izraelite.
Ndërkohë, kryeministri Netanyahu ka zhvilluar vizitën e planifikuar për në Varna të Bullgarisë, më 2 nëntor. Atje, Netanyahu iu bashkua takimit të ashtuquajturës “katërshja ortodokse”, një grup i përbërë nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Serbia. Kryeministri i Izraelit është zyrtari i parë i huaj që i bashkohet këtij takimi që prej 2017-ës.
Edhe në këtë mbledhje, ‘katërshja ortodokse’ ka diskutuar për lidhjen infrastrukturore dhe kanë bërë thirrje për anëtarësim të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Në samitin e radhës që do të organizohet në dhjetor të këtij viti në Beograd të Serbisë, janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e Italisë dhe Austrisë, çka tregon për zgjerimin e ndikimit diplomatik të këtij grupi në rajonin e Ballkanit.
Katër shtete të Ballkanit do kërkojnë organizimin e ‘Botërorit 2030’
Discussion about this post