Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Nuk është banor i zonës, votimet në Libohovë mund të shpallen të pavlefshme
Për shkak të një handikapi ligjor votimet e nesërme mund të quhen të pavlefshme në Libohovë.
Kjo vjen për shkak se sekretari i KZAZ-ësë nr. 79 nuk është banor i zonës dhe kjo mund të penalizojë zgjedhjet në atë zonë.
Sipas nenit 32 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, përcaktohet shumë qartë penaliteti ndaj pjesëmarrjes së sekretarit apo anëtarëve të KZAZ-ëve.
Në pikën 2 gërma Ç thuhet se sekretari apo anëtari i KZAZ-ësë shkarkohet nga detyra kur nuk është banor i zonës ku zhvillohen zgjedhjet.
Sekretari i KZAZ-ësë në Libohovë është Sami Repishti, jurist në Kadastrën e Gjirokastrës dhe banues në lagjen “Palorto” në Bashkinë e Gjirokastrës.