Flash News

KRYESORE

‘Nuk është çështje e ngutshme’, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri

‘Nuk është çështje e ngutshme’, shtyhet gjyqi

Sot nisi në gjykatën e Apelit procesi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, tetë muaj pasi ai u dënua me 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre.

Por, gjyqi u shty për në datën 13 maj. Arsyet e shtyrjes janë situata e krijuar nga  Covid-19, pasi sipas gjykatës kjo çështje nuk është ngutshme, si dhe mosnjoftimi i të gjitha palëve në proces.

Të pranishëm në seancë ishte edhe avokati i Tahirit Maks Haxhia dhe avokati i Jaeld Çelës , Petrit Ismailaj.

Çështja e ish drejtorit të policisë së Vlorës, Jaerd Çela është shqyrtuar me kërkesat e grupit të “Habilajve”.

Çela akuzohet bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” , ndërsa u dënua me 3 vite shërbim prove. Avokatët e tij e apeluan dhe çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Të fundit