Flash News

KRYESORE

Nuk është Donald Lu. Ambasadori i huaj që Meta e cilëson ‘plangprishës’

Nuk është Donald Lu. Ambasadori i huaj që Meta e cilëson

Presidenti Ilir Meta nuk i kurseu akuzat ndaj disa ambasadorëve te huaj që punojnë ose kanë punuar në vendin tonë. Më gjatë, kreu i shtetit u ndal te përfaqësuesi i OSBE, Bernd Borchardt, të cilit për asnjë moment nuk ia përmendi emrin.

“Të mos tallen me Kushtetutën tonë! U tallën njëherë në vitin 2008 me Kushtetutën tonë apo e keni harruar? Kur i mbanin ison Edit dhe Doktorit që përmbysën Kushtetutën tonë apo e keni harruar? Një nga ata ambasadorë, i cili i mbante ison atëhere është prapë ambasador këtu. Ai diskuton për dekretin e Presidentit të Republikës! Ai diskuton për hallin e Idajetit! Ai diskuton edhe për Opozitën e Re të Unazës së Re e kështu me radhë”, deklaroi Meta për Borchard, i cili në 2008-ën mbante postin e ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri.

“Duhet të bëhemi popull dhe komb serioz! Duhet të jemi partnerë të denjë, konstruktivë me të huajt dhe duhet t’i zgjidhim çështjet vetë këtu, si burra shteti! Të heqim dorë nga “loja ambasadash”! Se kështu bënte “lojë ambasadash” edhe me reformën në drejtësi. A e mbani mend? Deri në fund! Dhe çdo përpjekje që bëja si kryetar i Parlamentit për konsensus, sepse konsensusi ishte aty, por ky nuk donte”, përfundoi Meta.

Të fundit