Nuk është e thjeshtë të vendosni një shall me stil

Megjithëse i ftohti ka ikur me dimrin, pranvera është një stinë që të “tradhton” dhe je i pasigurt çarë të veshësh në mëngjes që të jetë dhe gjatë ditës.

Një shall mund të jetë zgjidhja e duhur për të shpëtuar nga mëngjesi i freskët e darka po ashtu. Andaj jo vetëm për pranverë por edhe për stinë të tjera merrni disa këshilla se si të vendosni me stil shallin pasi ka art në vete dhe kjo punë.

“Një mashkull elegant nuk duhet ta tregojë kurrë qafën e tij”, ka thënë para shumë kohësh stilisti Egon Von Furstenberg. Ndërsa tani askush nuk i vesh më ato për të mbuluar veten, por për të treguar veten. Dikur shalli, më së shumti në formën e shamisë, i dhurohej grave nga burrat në shenjë posedimi. Sot ai është kthyer në një aksesor mjaft të rëndësishëm për burrat.