Flash News

KRYESORE

Nuk është ende gati, Edi Rama anulon intervistën te “Opinioni” i Fevziut

Nuk është ende gati, Edi Rama anulon intervistën te

Kryeministri Edi Rama nuk është ende gati për të folur për marrëveshjen që ka arritur me kreun e opozitës, Lulzim Bashën. Kjo kuptohet edhe nga fakti se Rama ka anuluar intervistën e parashikuar për mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gazetari Blendi Fevziu do bazohej tërëisht në pyetjet e tij te kjo marrëveshje, por Rama ka preferuar të qëndrojë në heshtje, të paktën edhe për sot.

Marrëveshja e arritur mëngjesin e sotëm ka mbetur sekret, por pritet që të mësohet më shumë rreth saj pas komunikimit që Basha dhe Rama do kenë me Kryesitë e partive.

Të fundit