Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
‘Nuk është fundi i botës’, Basha poston mesazhin prekës nga New York-u: Kjo që sheh është akt dashurie
Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një mesazh prekës dhe kuptimplotë nga qyteti i New York-ut për situatën e krijuar nga koronavirusi.
Në faqen e një muri shfaqet dhe mesazhi ku theksohet se fundi i botës nuk ka ardhur edhe pse po ndodh pandemia qw ka boshuar rrugwt e ka marrë shumë jetë njerëzish.
“Kjo që sheh është akt dashurie”, thuhet në mesazh, ndërsa i referohet kujdesit për njëri-tjetrin, për gjyshërit tanë, për vëllezërit dhe motrat me imunitet të dobët.
Mesazh prekës dhe kuptimplotë nga qyteti i New York-ut:
"Kur hedh vështrimin përreth, dhe sheh rrugë bosh, stadiume bosh, stacione bosh, mos i thuaj vetes “erdhi fundi i botës”.
Kjo që sheh është akt dashurie. Kjo që po sheh, në këtë hapësirë negative, tregon në fakt sa shumë ne kujdesemi për njëri-tjetrin, për gjyshërit tanë, për vëllezërit dhe motrat tona me imunitet të dobët, për njerëz që nuk i njohim e nuk do ti takojmë ndonjëherë!
Disa do të humbin punën prej kësaj, disa do të humbin bizneset e tyre, dhe disa edhe jetën. Kjo na jep edhe më shumë arsye për tu ndalur një çast kur jemi jashtë duke ecur, apo rrugës për të bërë pazaret, apo duke parë lajmet, dhe duke parë përtej kësaj zbrazëtire, të mrekullohemi me gjithë këtë dashuri. Të na mbushë dhe forcojë shpirtin!
Ky nuk është fundi i botës. Ky është akti i solidaritetit botëror më i jashtzakonshëm që mund të shohim ndonjëherë!"