Flash News

KRYESORE

Nuk është hera e parë, Enrique Iglesias puth fansen në buzë gjatë koncertit

Këngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias po vazhdon turin e tij ‘All The Hits’ në thuajse të gjithë Evropën dhe sigurisht që është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e tij.

Së fundmi, këngëtari spanjoll ka zhvilluar koncertin e tij në Ukrainë, ku i ka habitur të gjithë me skenën e tij.

Në një moment të koncertit, ndërkohë që Enrique po performonte, një fanse e tij është ngjitur në skenë dhe këngëtari i ka dhuruar një puthje në buzë.

Jo vetëm kaq, por këngëtari pranoi të bënte edhe një foto me vajzën, ndërsa ndodhej në skenë mes gjithë shikuesve.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Enrique shkëmben një puthje në buzë me fanset e tij, pasi në një intervistë të disa viteve më parë, ai ka thënë se e bën këtë gjë në shenjë falenderimi pasi ato i japin shumë lumturi.

Të fundit