“Nuk është i keq siç duket”, ish-banorja e Big Brother ‘gjuan’ live arbitrin

Ish-banorja e Big Brother 3, Olta Sheta ishte e ftuar në emsisionin sportiv ‘Proçesi Sportiv’, ku po diskutohej në lidhje me humbjen e kombëtares ndaj Norvegjisë, 1:0.

Gjatë diskutimeve, Olta nuk i kurseu elozhet për ish-arbitrin Lorenc Jemini, i cili është moviolist në emisionin që drejtohet nga Edi Manushi, shkruan politiko.al

“Jemini duket i ‘keq’, por nuk është ashtu. Ka tip tjetër dhe ju them se është i mirë. Unë e njoh prej vitesh dhe e kam mik të vjetër. Ngacmimet tona janë thjesht për show”, tha Olta.

Komentet e bukuroshes, të cilat gjenden në videon e mëposhtme u mirëpritën nga Jemini, i cili konfirmoi miqësine me të.