Nuk është më moderatore e “Shqiptarët për shqiptarët”, Ola Bruko: Nuk ishte vendim i imi

Mbrëmë ka nisur emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” por u vu re mungesa e moderatores Ola Bruko. Emisioni është moderuar vetëm nga Sidrit Bejleri dhe Elis Naçi, teksa Ola ka reaguar përmes një statusi duke iu përgjigjur kështu të gjithë atyre që e pyesnin pse nuk ishte më:

“Mirëmbrëma te gjithëve! Ndjej detyrimin të shkruaj dy fjalë për të gjithë ata njerëz që kanë nisur të më shkruajnë që prej orës 21.00 kur në ekranin e Neës24 nisi sezonin e ri emisioni aq shumë i dashur për mua dhe për ta “Shqiptarët për shqiptarët”. Për ata por edhe për të tjerët që pyesin veten “çfarë po ndodh?”.. Une nuk do të jem më moderatorja e programit tuaj të dashur, por vetem pjesë e ekipit të tij. Ky nuk ishte një vendim i imi! Do dëshiroja që askush të mos ndikohej nga ky detaj për të dhënë kontributin për ata njerëz që kanë vërtet halle e nuk duan të dinë fare se kush moderon e kush jo! Une vazhdoj të besoj te mirësia! Uroj edhe ju!”