Flash News

KRYESORE

Nuk është më pjesë e Top Channel, Ilda Bejleri ironizon "Procesin Sportiv"

Në sezonin e ri të"Procesit Sportiv" është vënë re mungesa e Ilda Bejlerit në këtë emision, të cilin ajo e moderonte krah Edi Manushit. Në vend të saj u shfaq Alesia Bami dhe asnjëherë nuk u kuptua arsyeja e largimit të papritur të Bejlerit.

Mesa duket, Ilda nuk është ndarë dhe aq mirë me stafin e emisionit, sidomos pas ironisë që ka bërë së fundmi.

Së fundmi në Procesin Sportiv ishte edhe Lulëzimi, një nga djemtë që mori pjesë në edicionin e shkuar të spektaklit “Përputhen”.

“Këtu tek ne kanë mbaruar futbollistët sa që edhe tek Procesi Sportiv ku duhet të flitet për futboll gjejmë Lulëzimin që kërkon akoma grua!”, ka shkruar Ilda Bejleri me ironi.

Të fundit