Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore”, LSI kërkon kontroll mendor për Edi Ramën
Lëvizja Socialiste për Integrim njoftoi sot se ka paditur në Prokurori kryeministrin Edi Rama pasi sipas tyre ka shkelur ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS.
Po ashtu në njoftimin për mediat LSI ka kërkuar kontrollin mjekësor të kryeministrit pasi sipas tyre nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore.
"Çmojmë objektivisht fillimin e ndjekjes penale, dhe kryerjen e hetimeve të paanshme në lidhje mbi këtë cështje. Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministrit. Nga këto deklarata tregohet qartë se nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike. Nisur nga deklarata e papërgjegjshme e Kryeministrit, e vlerëson të nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar veprimtarinë antiligjore të Kryeministrit të vendit. Shprehim gatishmërinë dhe vendosmërinë e saj për zbatimin e ligjit" thuhet në njoftimin e LSI.