Flash News

KRYESORE

Nuk është parë prej 20 ditësh, ku është ‘zhdukur’ Melania Trump

Prej 20 ditësh Melania Trump nuk është para në publik, kujtojmë se ajo ka bërë dhe një ndërhyrje dhe mund të jetë duke marrë veten, por mediat kanë shkruar shumë për të. Por sipas ‘The Neë York Times’, procesi i rikuperimit për një procedurë të tillë zakonisht zgjat 1 ditë dhe Melania ka qenë në spital para një jave. Pra, ku është ajo tani dhe çfarë po bën? Dhe pas gjithë zhurmës mediatike se ku ndodhet Melania, ajo ka bërë një reagim në Twitter. Melania shkruan: “Shoh që media po punon gjatë gjithë kohës duke spekuluar se ku jam dhe çfarë po bëj. Jini të sigurtë, jam këtu në Shtëpinë e Bardhë me familjen time dhe ndihem shkëlqyer dhe po punoj shumë për fëmijët e mi dhe popullin amerikan”. Por, edhe pas këtij postimi mediat dhe fansat nuk e kanë lënë rehat Melania-n, pasi sërish ata aludojnë se në këtë postim ka dorë Donald Trump, pasi kërko fjalë janë përdorur dhe më parë nga presidenti i SHBA-ve.  

Të fundit