Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Nuk është pasuria arsyeja, Angela Martini tregon pse u martua me miliarderin rumun
Një dasmë e papritur mes Angela Martinit dhe miliarderit rumun i ka habitur të gjithë dhe shpesh herë Angelen e ‘akuzojnë’ se është martuar me të vetëm për pasurinë e tij. Por bukuroshja shqiptare ka sqaruar njëherë e mirë gjithçka, duke lënë të kuptohet se ka zgjedhur Dragon për atë që është dhe jo për pasurinë, pasi nëse do ishte vetëm për pasuri, ajo frekuenton vetëm ambiente të tilla që i mundësojnë Angeles të jetë në kontakt me shoqërinë e lartë.
Angela Martini dhe Dragos Savulescu u martuan në Las Vegas dhe ndryshe nga çdo nuse tjetër, shkodranja u vesh me një fustan të zi. Në një program televiziv në Rumani, Angela ka rrëfyer si u njoh me miliarderin rumun dhe kur e kuptoi se kishte rënë në dashuri me të.
“Kjo është shumë e thjeshtë. Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës, jo si turiste por jam rritur nëpër këto vende dhe të jetosh dhe të jesh turist janë gjëra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.
Unë kisha akses në çdo gjë, kam njohur djem, burra të niveleve të ndryshme, burra të suksesshëm ku çdo gjë shkëlqen nga jashtë. Unë nuk arrita të njihja një person që ishte i thellë, shpirtëror, inteligjent, i ngrohtë, i kujdesshëm dhe një ëndërrimtar. Sepse unë kam njohur djem që kanë pasur lekë nga prindërit e tyre, por nuk është e njëjta ambicie, e njëjta ëndërr. Kam njohur djem që lekët i kanë ndryshuar, që nuk besonin tek ëndrrat dhe tek shpirtërorja. Pastaj kam njohur djem që nuk besonin në dashuri, apo djem që thonë “Ti je gruaja ime”, por atyre nuk u intereson për ty. Kur takova Dragos, zbulova se ai ishte një ëndërrimtar, që kishte një botë dhe donte ta tregonte,”- i është pëergjigjur Angela pyetjes së gazetares se përse u martua me Dragos.
Kush e tha frazën “le të martohemi”?
“As nuk e mbaj mend në fakt. Kujtoj vetëm që u zgjuam dhe i thashë Dragos `të dua`, ai m’u përgjigj `edhe unë të dua`. Dhe aty filluam duke thënë le të martohemi, si fillim me shaka. Pastaj u kthye në serioze çdo gjë. Shkuam në Vegas dhe i thashë shoqes sime që do martohemi. Ajo sigurisht që u çudit, por ne e kishim ndarë mendjen. Nuk njoftuam prindërit, miqtë, askënd. Nuk kisha as unazë, as fustan asgjë. Dhe të gjitha këto i gjetëm ditën tjetër në vetëm një ditë”.