Flash News

KRYESORE

“Nuk është plagjiaturë”, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro vazhdojnë garën në San Remo

“Nuk është plagjiaturë”, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro

Pas natës finale në spektaklin më të famshëm në Itali “Sanremo 2018” u hap lajmi se një ndër këngët më të votuara dhe më të preferuara nga publiku ishte e kopjuar. Dueti i këngëtarëve Ermal Meta dhe  Fabrizio Moro u tha se ishte i ngjashëm me “Silenzio” të Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali.

Të dyja këngët ishin bërë nga i njëjti autor dhe kjo mund të ishte arsyeja. Por vetëm pak minuta më parë Zv.Drejoti i Rai1 doli në një deklaratë për shtyp ku u shpreh, “Nuk ka asnjë eleminim të Ermal Metës dhe Fabrizio Moros sepse kënga nuk është një plagjiaturë. Autori është i njëjtë dhe ai vetë ka deklaruar se mund të risjellë këtë vit një këngë të njëjtë por të ripunuar.  Për këtë arsye dyshja Ermal dhe Fabrizio janë në garë dhe nuk ka asnje rrezik eliminimi”. 

 

Të fundit