Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Ministrja shqiptare e drejtësisë Etilda Gjonaj është vënë përballë akuzave të shtypit se shpenzoi 700 euro nga paratë e qytetarëve për të fjetur një natë në një hotel. Debati është bërë shumë i ashpër për arsye të kuptueshme.
Pavarësisht se sa në rregull me ligjin nga pikëpamja formale mund të ketë qenë ministrja, të shpenzosh 700 euro për të fjetur një natë është e papranueshme. Ato janë paratë e qytetarëve të cilat qeveritarët kanë përgjegjësi t'i përdorin me shumë kujdes. Bota demokratike i ka kushtuar një rëndësi të madhe mënyrës se si politikanët sillen me paratë e njerëzve, duke bërë që kushdo që kapet në shpërdorim, qoftë edhe me një biletë kinameje, apo me një faturë telefoni, detyrohet të largohet nga detyra.
Megjithatë debati te ne, ndonëse shumë i ashpër nuk shkon kurrë te thelbi. Ministrja Gjonaj është personi ndaj të cilit u zbulua ky fakt, por ministra të tjerë, zyrtarë të tjerë, qeveritarë të lartë apo edhe kryeqeveritari sillen me paratë e njerezve në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme.
Pa hyrë në diskutime mbi tendera apo koncesione të dyshimta, me miliona euro, për të cilat duhet të flasë Prokuroria, mjafton të shohësh mënyrën se si vishen, se çfarë makinash përdorin, se çfarë shtëpish kanë, se çfarë jete bëjnë, se si i dërgojnë fëmijët nëpër shkolla apo për pushime të shtrenjta në botë, për të kuptuar se këta njerëz kanë një marrëdhënie mjaft shqetësuese me paranë publike, të cilën në shumë raste e shohin si diçka tek e cila mund të fusin duart lehtë.
Ky abuzim me paratë publike, ky shpërdorim i parave të njerëzve, nxjerr në fakt një problem më të thellë se sa vetëm shpërdorimi ose vjedhja të cilat janë padyshim kriminale. Para se të shkojmë te ky problem duhet pranuar që shumica e njerëzve të qeverisë, shumica e funksionarëve të lartë të cilët janë vetëm punonjës shtetërorë me paga të buxhetit të shtetit, janë pasuruar vetëm nga abuzimi. Janë shumë të paktë zyrtarët që vijnë nga biznesi, apo që kanë qenë të pasur para se të hynin në politikë.
Në thelb problemi i vërtetë është kulturor. Ky problem nuk ka prekur vetëm qeveritarët apo zyrtarët e lartë, ku problem është sot një lloj sëmundjeje e rëndë që po shkatërron tërë shoqërinë.
Ministrja Gjonaj duke zgjedhur të shkojë në një dhomë hoteli që kushton 700 euro ka zgjedhur të shkojë në dhomë luksi. Kryeministri Rama ndërron gati çdo ditë kostumet dhe këmishat. Kryeministri Rama është shfaqur para publikut me veshje nga më të famshmet dhe më të shtrenjtat, që nga brekushet te tutat, nga xhaketat te bluzat etj. Kryeministri jeton në një shtëpi në periferi të Tiranës e cila duket shumë e veçantë dhe shumë e kushtueshme. Ministrat dhe ministret vishen si njerëz të botës së filmave apo të modës.
Deputetët dhe ministra, vetë kryeministri, shihen në stadiumet e Torinos apo të Barcelonës, të Munihut apo të Romës duke parë ndeshje futbolli ku biletat janë disa qindra euro. Kryeministri është parë edhe në pallatet e sportit të SHBA-së për të parë ndeshje të NBA-së.
Është një kulturë e tërë e ndjekjes së luksit, e ekzaltimit të kënaqësive që të jep veshja, hoteli i shtrenjtë, pasja e makinave të fundit, e zotërimit të vilave, e mbajtjes së bizhuterive etj. Kjo lloj kulture ka infektuar rëndë gati të gjithë rininë, thuajse të gjithë studentët, të gjithë adoleshentët. Kjo lloj kulture ka shtyrë me siguri edhe ministren Gjonaj të shkojë në një dhomë hoteli që kushton 700 euro. Kjo lloj kulture e bën kryeministrin Rama të shkojë në ndeshje të NBA-së, apo në stadiume të Torinos, kjo lloj kulture e bën ministren Spiropali apo ish ministrin Ahmetaj të ecin me makina që kushtojnë deri mbi 50 mijë euro, kjo lloj kulture i shtyn qeveritarët të bëjnë gjithçka për të patur vila, kjo lloj kulture i shtyn adoleshentët të ëndërrojnë makina të shtrenjta dhe femra të bukura, të ëndërrojnë luksin etj.
Por ndyshe nga të rinjtë dhe adoleshentët që ëndërrojnë luksin, makinat, paratë, hotelet e shtrenjta dhe femrat e bukura, të cilët thjesht zhysin në kolaps jetët e tyre me këto ëndërrime dhe me ndjekjen e këtyre ëndërrimeve, qeveritarët apo politikanët, ministrja Gjonaj apo kryeministri Rama, ish-ministrat Ahmetaj apo Gjiknuri, deputetët Balla apo Hyseni etj., nuk shkatërrojnë jetët e tyre (padyshim që edhe atë e bëjnë). Ata shkatërrojnë jetët e shoqërisë dhe të institucioneve dhe e bëjnë një vend të mos ketë kurrë sundim të ligjit dhe të së drejtës.
Dëshira për luks ose joshja për të jetuar mes vilave, veshjeve të shtrenjta, modës etj., është diçka e përhapur gjerësisht nga kultura e sotme, jo vetëm te ne. Megjithatë, politika kudo i përqesh, i përçmon qeveritarët që jetojnë në luks dhe i përzë, i ndëshkon qeveritarët që jetojnë në luks dhe që janë pasuruar nga të qenit në politikë. Rastet janë pafund, por po përmendim vetëm dy. Një ministër në Norvegji u dorëhoq vetëm sespe kishte marrë celularin e punës në një udhëtim familjar. Sekretari i Shëndetësisë, Tom Price, në SHBA dha dorëheqjen vetëm sepse kishte shpenzuar para nga buxheti duke bërë fluturime pune me çarter. Sigurisht, që ai nuk e kishte thyer ligjin, por kishte harxhuar shumë.
Joe Biden është sot kandidat për president në SHBA. Ai ka qenë 8 vjet zv/President dhe rreth 30 vjet senator. Kur u sëmur djali i tij Beau Biden (i cili vdiq) zv/Presidenti Biden nuk kishte para për spitalin dhe kërkoi të shesë shtëpinë e tij. Pra, shihet se çfarë jete larg abuzimit me paratë e njerëzve bënte Biden.
Sa i takon aspektit më të gjerë, dëshirës për luks apo të joshjes nga makinat, veshjet, seksi dhe femrat e bukura, hotelet dhe vilat, shembulli më madhor është ai i Alesandro Serenelit. Sereneli, kur ishte 20 vjeç, në fillim të shekullit të kaluar, u përpoq të përdhunojë fqinjën 11-vjeçare, Maria Goreti. Kur ajo po mbrohej nga sulmi i tij duke i kërkuar mëshirë, ai e qëlloi me thikë 14 herë. Në shtratin e vdekjes Maria Goreti tha se e falte Serenelin. Sereneli vuajti 27 vjet në burg. Kur ishte në burg Serenelit iu shfaq Maria dhe kjo gjë e tronditi. Kur doli nga burgu ai filloi një jetë të re, u bë kopshtar në një manastir. Shkoi tek e ëma e Marias dhe i kërkoi falje dhe pajtim. Pas disa vitesh në manastir, kur ishte 80 vjeç Sereneli shkroi një testament ku thoshte se ishte në fund të jetës dhe po përcillte një mesazh.
"Kur shoh pas në jetë, tha ai, në rininë e hershme e kuptoj se hyra në një rrugë krejtësisht të mbrapshtë. E pashë botën atëherë nga lajmet, nga shfaqjet e shoëbizit, nga shembujt e këqij, nga jeta e luksit që shfaqej si joshje, nga dëshira për para, veshje, etj."
Pra, shoqëritë në vendet demokratike, megjithë shumë e shumë probleme, përpiqen t'i qasen tmerrit që rri mbi kryet e rinisë dhe të gjithë njerëzve duke u fokusuar te shembuj si dorëheqja e Price, ose te shembuj si zv/Presidenti Biden dhe, padyshim, te shembuj si pendimi i Serenelit.
Ne jemi, për fat të keq, fokusohemi tek e kundërta.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38