Flash News

KRYESORE

Nuk flini mjaftueshëm? Ja çfarë ndodh në trupin tuaj...

Nuk flini mjaftueshëm? Ja çfarë ndodh në trupin tuaj...

Është e këshillueshme nga specialistët që çdo njeri duhet të bëjë përafërsisht 8 orë gjumë për të qenë më efiçentë dhe në formë gjatë ditës. Megjithatë jo gjithmonë dhe të gjithë e kanë luksin e të fjeturit 8 orë, ose ka dhe nga ata që vuajnë nga pagjumësia. Por çfarë ndodh në të vërtetë me trupin tuaj nëse ju nuk flini mjaftueshëm?

Pamje fizike jo e mirë

Sipas eksperimenteve me persona të cilët kishin fjetur vetëm katër orë për tri net radhazi, ata persona kishin përfunduar duke u dukur të “sëmurë”, kishin pasur pamje të zverdhët, e gjithashtu edhe rrathë të zi nën sy.

Jeni më të prirë ndaj sëmundjeve

Pagjumësia afatgjate ju bën më të prirë ndaj sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe diabetit.

Pagjumësia ndikon në shtimin e peshës!

Hulumtimet tregojnë se personat të cilët flenë më pak se shtatë orë fitojnë më shumë peshë dhe kanë rrezik më të lart për tu bërë obezë.

Të fundit