Flash News

KRYESORE

Nuk i dha intervistë, Ilda Bejleri ‘nxehet’ me Panucci-n: Arrogant dhe jo korrekt

Nuk i dha intervistë, Ilda Bejleri ‘nxehet’ me Panucci-n:

Gazetarja e njohur sportive Ilda Bejleri nuk i ka kursyer komentet e saj për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci.

Ndërsa ky i fundit ka refuzuar të prononcohet për mikrofonin e gazetares, pas barazimit me ekipin e Jordanisë natën e mbrëmshme, Ilda Bejleri nuk e ka pritur mirë këtë gjest dhe e ka quajtur në transmetim ‘live’ trajnerin një arrogant dhe një person jo korrekt.

Nga ana tjetër, edhe ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, e ka cilësuar të pavend sjelljen e trajnerit të Kombëtares Shqiptare.

Të fundit