Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Nuk i ka lexuar letrat e Ramës? Spiropali: Berisha, Basha dhe Kryemadhi po i thonë burgut hapu
Teksa kryeministri Edi Rama i ka dërguar dy letra Lulzim Bashës ku formalisht duket se kerkon dialog per krizen, qëndrim kategorikisht të kundërt ka shfaqur deputetja Elisa Spiropali. Në emisionin ‘Mbremje Ide’ të gazetares Mirela Milor, Spirolapi foli me një gjuhë destruktive dhe kërcënuese ndaj opozitës, ndërsa nuk pranon që zgjedhjet e 30 qershorit të shtyhen.
“Zgjedhjet duhet të ketë. Në rast e Berisha, Basha dhe Kryemadhi duan t’i thonë burgut hapu, le t’i thonë. Por nuk besoj se ata nuk mund të marrin me vete qytetarë të tjerë. Nuk shkon në burg njeri për ta. Janë gjithmonë e më pak qytetarë që dalin, sa më të vegjël bëhen si grup aq më e rrezikshme bëhen si turmë. Fakti që nuk kanë numrat i ka bërë që të kthehen në një turmë të dhunshme. Është diçka tjetër të dalësh në protestë dhe diçka tjetër nëse prish zgjedhjet duke prishur qendrat e votimit”.
Spiropali vijon më tëj duke thënë se nuk ka asnjë mundësi që procesi zgjedhor të cenohet me 30 qershor, pavarësisht bojkotit të opozitës. “Është gati e pamundur që kjo të ndodhë edhe nga ana praktike. Ne nuk jemi aty për të mbrojtur me trup partinë. Ne nuk do ngremë trupat tanë paramilitarë që të përballen me të tyre. Në do garantojmë siguri se e garanton ligji dhe e garantojnë strukturat zgjedhore. Ata që bëjnë thirrje për ‘97 të dytë dhe të tjera marrina duhet të mbajnë përgjegjësinë. Ata dumet të përgjigjen para ligjit edhe tani sepse po bëjnë thirrje kundër përmbysjes së sistemit kushtetues”.