Flash News

KRYESORE

“Nuk i kupton mirë këto gjëra”, Spartak Braho nxjerr anën e paditur të Ramës

“Nuk i kupton mirë këto gjëra”, Spartak Braho nxjerr

Deputeti më i ri i PS, Spartak Braho, i cili zuri vendin e Saimir Tahirit, pasi ky i fundit dha dorëheqjen ka treguar defektet e kryeministrit Edi Rama, nisur edhe nga periudha kur ai punonte si këshilltar parlamenti i kryeministrit.

Në një intervistë për “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Braho është ndalur te vettingu, kryesisht ai në polici. Sipas tij, ky proces duhet të kishte nisur nga drejtuesit.

“Është i konceptuar gabim. Duhet të kishte filluar nga poshtë, jo nga sipër. Vettingu në polici është i tepruar. Duhet të merreshin vetëm me drejtuesit. Rama nuk është se i kupton shumë mirë këto gjëra. Rama ka defekt që nuk konsultohet për vendimmarrjet. Duhet të kishte bërë një përzgjedhje më të mirë të kuadrit. Shpresoj që në shtator me ndryshimet në qeveri të përmirësojë situatën”, u shpreh Braho.

 

 

 

Të fundit