Flash News

KRYESORE

"Nuk ishte bërë për t'u publikuar", Bleona Qereti sjell këngën në italisht

"Nuk ishte bërë për t'u publikuar", Bleona Qereti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një ‘cover’ e  këngës ‘Su Di Noi’ nga Pupo.

Nëpërmjet një postimi në Intsgram, Bleona ka treguar edhe arsyen përse e ka zgjedhur këtë këngë dhe kuptimin e veçantë që ajo mbart për të.

“Kjo është një nga këngët më të dashura për mua. Është pak nga muzika me të cilën u rrita si artiste që fëmijë. Kush më njeh personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm që të kuptoj këtë këngë. Ende sot e këndoj ‘Su Di Noi’ në çdo koncert timin. Ndërsa kjo video nuk ishte bërë për t’u publikuar, por me ngjarjet që ndodhën në Malibu, gjithçka mori tjetër kuptim. Kjo video ka një vend special në zemrën time sepse është xhiruar në një nga plazhet më të bukura në botë. Doja që ta ndaja me të gjithë si një dhuratë plot dashuri dhe dritë”, shkruan këngëtarja bashkangjitur videos së këngës.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Matador Beach në Kaliforni.

https://www.instagram.com/p/Bsc0GqoFuz-/

Të fundit