Flash News

KRYESORE

Nuk iu bindën KQZ, Rama u thotë bashkive opozitare të respektojnë ligjin

Nuk iu bindën KQZ, Rama u thotë bashkive opozitare të

Kryeministri Edi Rama u kërkoi bashkive opozitare, të cilat i bënë kërkesë KQZ-së që të zbatojë dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin zgjedhjeve lokale më 30 qershor, që të zbatojnë ligjin.

Me anë të një mesazhi në Twitter, ai u kërkoi kryebashkiakëve demokratë që të mos pengojnë zgjedhjet.

“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet. Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxori PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”, shkroi Rama.

Bashkitë e drejtuara nga kandidatët e partive opozitare i kanë bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të vërë në zbatim dekretin e presidentit Ilir Meta, në bazë të të cilit, zgjedhjet lokale të 30 qershorit anulohen.

Të fundit