“Nuk ja mban të shkarkojë Xhafën, po nuk i mbrojti e hëngri”, deklarata e ish-ministrit

Përms një statusi në Facebook, ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e djeshme të Ramës i cili foli për një kallëzim penal për dekonspirimin e aksionit të policisë për arrestimin e ish-zyrtarëve të shpallur  në kërkim.

Manjani shprehe se Rama nuk mund të largojë nga detyra, as Xhafajn as Çakon, kjo sipas atij sepse nëse nuk i mbron është edhe vetë i rrezikuar.

Statusi i plotë:

Çorientim!

———-

Kryefjala e kriminalitetit dhe drogëzimit të vendit, paska marrë rolin e kallëzuesit!

Qesharak pa kufi!

Kallëzon “policinë që desh” dhe që është i detyruar ta mbrojë! Po nuk e mbrojti e hëngri!

Kallëzon Çakon, por nuk e shkarkon se nuk do! Madje edhe Xhafën, por sja mban ta shkarkojë!

Kryeministër pa kokë!

Pikë autoriteti nuk ka! E tërheqin zvarrë edhe vartësit. Këput kopaçe në publik, vetëm për të fshehur pengmarrjen nga vartësit në detyrë ose jo!

Ndërkohë zyrtarët e rilindjes së tij, o rrinë në Shqipëri por në detyra publike, ose ikin nga Shqipëria kur nuk janë në detyrë!

Skanë shanc tjetër në fakt! Është mënyra e vetme për ti shpëtuar burgut!

Ndërkohë krye i pandehuri-kryefjalë, kur shfaqet si kallëzues, ngjan si bishti i gjelit në prapanicën e derrit.

(Ndjesë për gjelin dhe derrin që i përdora në njeriun e gabuar)…