Flash News

KRYESORE

“Nuk jam lezbike”, Kendell Jenner konfirmon lidhjen me basketbollistin

Modelja e suksesshme Kendall Jenner, ka konfirmuar lidhjen e  saj me basketbollistin Blake Griffin.

Ajo është shprehur se ndryshe nga motrat e saj, preferon të jetë e rezervuar me jetën personale.

"Unë mendoj se nuk jam si motrat e mia që thonë: Ja ku është i dashuri im. Prandaj nuk më shohin shpesh me një mashkull. Gjithmonë do jem e rezervuar në daljet e mia me meshkuj”, ka thënë Kendell.

“Nuk mendoj se kam prirje biseksuale apo homoseksuale, por nuk e di. Nuk më pëlqen ta provoj një eksperiencë të tillë, jo se jam kundra, por nuk kam e kam provuar asnjëherë. Kam energji si meshkujt. Nuk dua ta them gabim sepse nuk jam transgjinore, por jam energjike. Por përgjigja e duhur është se nuk jam lezbike, nuk kam asgjë ta fsheh", ka vijuar ajo.

Ndërkohë Kendell nuk ka dhënë shumë detaje për romancën e saj me basketbollistin, ndërsa e pyetur për shtatzëninë e motrës së saj Kylie, është shprehur se është gjë e bukur por vetë do bënte fëmijë rreth moshës 28 ose 29 vjeçe.

 

 

Të fundit