Flash News

KRYESORE

“Nuk jam mbret, jam Zot”, Ibrahimovic habit ish-shokun e skuadrës

Futbollisti i njohur suedez, Zllatan Ibrahimovic, është i njohur për karakterin e tij problematik, nuk ka kaluar pa u përfolur në media, edhe pse po kalon një periudhë jo të mirë tek Manchester United.

Ish mesfushori i PSG, Benjamin Stambouli, ka folur për periudhën kur Ibra ishte tek ekipi parisien, dhe ka shpjeguar se si ai ka mësuar nga sulmuesi i madh.

“Po transmetoheshin lajmet në televizion dhe Zlatan me kërkoi që ti përktheja sepse po flitej diçka për të. I thashë se ata po thonë se Zlatan është Mbret i Parisit. Mendova që ai do të ishte i lumtur ngaqë njerëzit e duan kaq shumë. Por ai ndryshoi tërësisht. U hidhërua dhe me bërtiti: Çfarë dreqin? Nuk jam mbret, jam Zot”, ka treguar Stambouli për suedezin.

Stambouli  kaloi një vit me Ibrakadabra në "Parc des Princes" para se të largohej  te Schalke 04 në 2016-ën.

Të fundit