Flash News

KRYESORE

"Nuk jemi çifti perfekt", Ozge flet për marrëdhënien e saj me Serkan

"Nuk jemi çifti perfekt", Ozge flet për
Janë njohur dhe dashuruar teksa luanin në "Stina e qershive", një nga romancë-komedite më të ndjekura nga prodhimet turke. Një serial veror, i cili edhe pse është transmetuar para disa vitesh, vazhdon të jetë po aq i preferuar dhe nga të huajt. Ozge Gurel dhe Serkan Çayoglu janë një nga çiftet më të dashura në Turqi dhe kudo ku është transmetuar seriali i tyre.  Prej 6 vitesh ata janë ende bashkë dhe shihen si çifti perfekt.
 
View this post on Instagram
 

📌Tabi ki siyah beyaz 😉

A post shared by Serkan Cayoglu (@serkancayoglu) on

Megjithatë Ozge ka folur në një intervistë të fundit se ata ashtu si çdo çift kanë zënkat e tyre dhe nuk janë çifti perfekt. “Ne jemi të lumtur. Jemi të kënaqur që na shihni kështu dhe e vlerësojmë, por ne nuk jemi çifti i ëndrrave. Pavarësisht sesi na shohin jashtë, jemi ndryshe kur ndodhemi në shtëpi vetëm”- tha Ozge. E pyetur sesi e ruajnë lidhjen e tyre prej kaq vitesh, Ozge u shpreh se të dy ata i japin hapësirë njëri-tjetrit: “Mendoj që çdokush ka nevojë për hapësirën e tij në një lidhje. Vetëm kështu mund të jeni të lumtur të dy.”
 
View this post on Instagram
 

Bak kuş geçiyor #tbt si 😂😂 @serkancayoglu 🥳❤️

A post shared by Özge Gürel (@ozgecangurelofficial) on

Të fundit