Flash News

KRYESORE

“Nuk jemi oligarkë!’, ulen qepenët dhe në Vlorë; priten protesta masive

“Nuk jemi oligarkë!’, ulen qepenët dhe në Vlorë;

Tregtarët e vegjël kanë ulur qepenët për 1 orë në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë, në shenjë proteste për TVSH-në e vënë nga qeveria. Protesta e tregtarëve ditën e sotme është shtrirë edhe në Vlorë. Ata kanë ulur qepenët si shenjë e mosbindjes ndaj rritjes së taksave dhe TVSH-së.

Në pankartat e vënë në dyert e bizneseve, shkruhej, “Nuk jemi oligarkë”, "Edi Rama punon për oligarkët", “Qeveria po na Falimenton”, etj... Pritet që protestat masive të qytetarëve kundër taksave të shtrihen në gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë që protesta e sotme pati shtrirje masive në disa qytete të Shqipërisë. Qytetarët e revoltuar u shprehën kundër TVSH-së, të cilën e konsiderojnë "heqje të bukës së gojës nga qeveria”.

Të fundit