Flash News

KRYESORE

“Nuk jemi shpellarë”, banorët e ‘Astirit’ çojnë Erion Veliajn në Prokurori

“Nuk jemi shpellarë”, banorët e ‘Astirit’

Veç protestave të vazhdueshme prej 15 ditësh, banorët e ‘Astirit’ kanë vendosur të çojnë kreun e bashkisë së Tiranës në Prokurori.

Sipas ‘News 24’, banorët do të ngrenë një padi ndaj kryebashkiakut ditën e nesërme në Prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se kjo padi do të përmbajë tre pika konkrete:

Fyerje

Shkelje të betimit

Mosrespektim të detyrës para ligjit për këta banorë.

Kujtojmë se deri tani, për banorët e zonës se ‘Astirit’ në Tiranë nuk ka patur asnjë përgjigje nga autoritetet për zgjidhjen e çështjes së tyre, sa i takon dëmshpërblimit sipas vlerës së tregut, për banesat e bizneset që janë parashikuar të shemben.

Aktualisht, banorët po marshojnë nga sheshi ‘Shqiponja’ drejt Urës Teknologjike, ndonëse nën kushte atmosferike të vështira, me reshje dhe temperatura të ulëta.

Nga ana tjetër, sot janë vënë re edhe prani të shtuar të forcave policore, ndërsa në mbështetje të protestuesve ka edhe deputetë të PD.

Të fundit