Flash News

KRYESORE

“Nuk jemi të bashkuar”, humbja me Meksikën përçan Kombëtaren gjermane

“Nuk jemi të bashkuar”, humbja me Meksikën

Qendër-mbrojtësi i Gjermanisë, Mats Humels ka fajësuar shokët e ekipit për humbjen e papritur me Meksikën se nuk punojnë dot në grup.

Megjithatë, 29-vjeçari shprehet i bindur se ekipit do të rikthehet në dy ndeshjet e ardhshmë ndaj Suedisë dhe Koresë së Jugut.

“Alarmi u ngri që në ndeshjen kundër Arabisë Saudite. Ndërsa sot kundër një kundërshtari shumë më të fortë e pësuam. Kemi probleme brenda vetes së fundmi, nuk po mbrojmë dot në grup. Shpesh, unë dhe Boateng mbesim vetëm në mbrojtje. Nuk mund të hidhesh në sulm me aq shumë forca dhe të lësh mbrojtjen zbuluar. Tani duhet të fitojmë patjetër dy ndeshjet e ardhshme ose do të kthehemi në shtëpi. Nuk e kuptoj pse luajtëm në këtë mënyrë sot”, ka thënë që aktivizohet me Bajernin e Mynihut.

Të fundit