Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Nuk jemi të gjithë njësoj”, PD dhe LSI i përgjigjen Ramës: Ke të drejtë
Kryetarët e Grupeve Parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi se do të flasë nesër për skandalin ku është përfshirë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj”, shkruante ndër të tjera Rama dhe për këtë frazë Spaho dhe Vasili i japin të drejtë kryeministrit.
“Është e vërtetë! Nuk jemi të gjithë njësoj. Edi Rama është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin! Ne jemi ata që po luftojmë prej 5 vjetësh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar”, shprehet Spaho.
Ndërsa Vasili shkruan: “Kryeministri thotë që s'jemi njëlloj dhe ka të drejtë. Po të ishim njëlloj do të ishim gënjeshtarë si ai dhe të pacipë si ai, që edhe lekët për studentët e sëmurë nga talasemia i shkurton dhe i grabit.”
Reagimi i Edmond Spahos:
Edi Rama ne perpjekje per te mbrojtur kliken e tij te inkriminuar paska thene qe nuk jemi te gjithe njesoj. Eshte e vertete! Nuk jemi te gjithe njesoj. Edi Rama eshte arkitekti i bashkeqeverisjes me krimin! Ne jemi ata qe po luftojme prej 5 vjetesh lidhjet e Rames me krimin e organizuar!
Edi Rama eshte ai qe emeron Ministrat e Brendshem me lidhje familjare me trafikun nderkombetar te droges! Ne jemi ata qe e zbulojme kete te vertete!
Ne nuk jemi njesoj! Ne anetaresuam vendin ne NATO dhe hoqem vizat! Edi Rama, me bashkeqeverisjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian te vendit.
Reagimi i Petrit Vasilit:
Kryeministri per here te pare ka te drejte.
Kryeministri thote qe s'jemi njelloj dhe ka te drejte.
Po te ishim njelloj do te ishim genjeshtare si ai dhe te pacipe si ai, qe edhe leket per studentet e semure nga talasemia i shkurton dhe i grabit.Cfare shpirti i zi mund te jete ky qe grabit qindra milion koncesione per vete dhe ju zhvat edhe leket e luftes per jeten studenteve talasemike.
Shyqyr qe s'jemi njelloj si ai dhe ai kurre s'do te jete si ne.