Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Nuk justifikoi pasurinë, Kolegji i Apelimit ‘rrëzon’ KPK dhe shkarkon Xhezair Zaganjorin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin, njëherësh kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin.
Ndonëse u konfirmua në detyrë në korrik të 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ishte Komisioneri Publik me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ai që e ankimoi këtë vendim dhe kërkoi shkarkimin nga detyra të Zaganjorit.
Komisioni gjykoi se gjyqtari ka kryer “evazion fiskal”, një vendim i debatuar që u rekomandua për ankimim nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si dhe nuk justifikonte me burime të ligjshme pasurinë e tij.
Ishte kryesuesja e trupës gjykuese Albana Shtylla, ajo që lexoi të arsyetuar vendimin e Kolegjit se Zaganjori ka bërë deklarim të pasaktë për 4 pasuritë që zotëron në Tiranë dhe një tjetër në Durrës.
Po ashtu, është konstatuar se gjyqtari ka probleme edhe me mbulimin e shpenzimit sidomos me shkollimin e dy djemve jashtë vendit, njëri në Gjermani dhe tjetri në Mbretërinë e Bashkuar.
Zaganjori, një ish-diplomat u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2003 dhe anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2013.
Pas shkarkimit të tij, Gjykata e Lartë tashmë mbetet vetëm me një anëtar.