Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Nuk justifikoi pasurinë, prokurorja e Apelit rrezikon të shkarkohet
Ka përfunduar seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Besa Nikëhasani, prokurore e Apelit në Shkodër.
Në sajë të seancës, duket se prokurorja rrezikon të mos e kalojë testin e “vettingut”, pasi nuk ka arritur të justifikojë një pjesë të pasurisë, e ndërtuar gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.
Sipas KPK, nga hetimi 6 mujor nuk e kalon kriterin e pasurisë. Sipas raportit të ILDKP, prokurorja rezulton e pastër dhe me deklarim të rregullt pasurie, por KPK ka shkuar edhe më tej duke bërë edhe një hetim të thelluar administrativ, nga ku rezultoi se NIkëhasani dhe bashkëshorti i saj kanë bërë deklarim të rremë dhe s’kanë të ardhura të mjaftueshme për pasurinë që kanë aktualisht. Bëhet fjalë për një apartament në Lezhë, dy garazhe dhe një fuoristradë me vlerë rreth 20 mijë euro.
Argumentet që ka dhënë prokurorja në seancë duket se nuk e kanë bindur trupën gjykuese, pasi apartamenti me vlerë 90 mijë euro është shlyer në një kohë të shkurtër prej 10 vitesh, ndërsa për makinën e shtrenjtë është justifikuar duke thënë se ka 3 fëmijë dhe i duhet të shkojë çdo ditë nga Lezha në Shkodër.
Kujtojmë se Besa Nikëhasani kandidon për në këshillin e lartë të prokurorisë dhe në seancën e sotme nuk kishte zgjedhur avokat.
KPK deri tani ka shkarkuar dy gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva, me argumentin se nuk justifikojnë dot pasuritë.