Flash News

KRYESORE

Nuk ka dilema për ekipin e ri të Elseid Hysajt

Nuk ka dilema për ekipin e ri të Elseid Hysajt

Futbollisti shkodran Elseid Hysaj është një hap drejt spanjollëve të Atletikos së Madridit, raporton gazeta italiane “La Repubblica”.

Media italiane thotë se palët kanë arritur një marrëveshje dhe në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i mbrojtësit shqiptar te “Los Colchoneros”. Largimi i 25-vjeçarit nga Napoli vjen pas 5 sezonesh.

Gajtë kësaj kohe Hysaj u afrua në kampin napolitan nga Sarri, që e kishte stërvitur më herët te Empoli dhe besonte te aftësitë e lojtarit.

Hysaj konsiderohej si një më të mirët e Napolit, megjithatë ai zgjodhi ekipin e të Atletikos së Madridit.

 

Të fundit